UP-ja i ofron përkrahje profesionale Ministrisë së Shëndetësisë

08 Mars 2022
SHARE

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe MSh-së.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, ministri, prof. dr. Rifat Latifi, dhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, prof. ass. dr. Florim Grajçevci.

Rektori Sahiti dhe ministri Latifi, pas nënshkrimit të memorandumit, vlerësuan se bashkërendimi i aktiviteteve ndërmjet Njësisë për Infrastrukturë të MSh-së dhe profesorëve, asistentëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, është mjaft e rëndësishme për ecurinë e realizimit të projektit në fjalë.

Marrëveshja e nënshkruar ka për synim përcaktimin e kornizës së bashkëpunimit dhe vendosjen e obligimeve të palëve në funksion të përkrahjes profesionale nga UP-ja për hartimin e kolaudimit rreth punëve të kryera në projektin e Ministrisë së Shëndetësisë me titull “Ndërtimi i Spitalit Regjional në Ferizaj”. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, UP-ja zotohet në përfshirjen e komunitetit akademik e shkencor në shqyrtimin e punëve të realizuara për implementimin tutje të projektit në fjalë.