Në 52-vjetorin e themelimit të UP-së, shpërblehen me mirënjohje profesorët

15 Shkurt 2022
SHARE

Me rastin e shënimit të 52-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, ka ndarë mirënjohje për profesorët në pension dhe profesorët të cilët kanë promovuar kërkimin shkencor të UP-së në arenën ndërkombëtare.

Për kontributin e tyre të dhënë për dekada me radhë për UP-në, si dhe për sukseset e shënuara së fundi në fushën e kërkimit shkencor, rektori Sahiti falënderoi përzemërsisht profesorët. “Ju sigurisht keni dhënë kontribut edhe në sfera të tjera që keni zhvilluar, por kam bindjen që puna e bërë për UP-në ka një vlerë të veçantë edhe për ju. Vërtet të gjithë ju duhet të jeni krenarë për veprimtarinë tuaj,” theksoi Sahiti.


Profesorët në pension të cilët janë shpërblyer me mirënjohje:

Prof. dr. Kadri Metaj- Fakulteti Filozofik   

Prof. dr. Rexhep Gjergji- Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore          

Prof. dr. Sabri Hamiti- Fakulteti i Filologjisë            

Prof. dr. Osman Ismaili- Fakulteti Juridik  

Prof. dr. Myrvete Badivuku - Fakulteti Ekonomik

Prof. dr. Fevzi Berisha- Fakulteti i Ndërtimtarisë        

Prof. dr. Jusuf Krasniqi- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Prof. dr. Azem Kyçyku- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Prof. dr. Ruke Shala-Beqiraj- Fakulteti i Mjekësisë  

Prof. dr. Faik Krasniqi- Fakulteti i Arteve           

Prof. dr. Sylë Tahirsylaj- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë      

Prof. dr. Sadik Krasniqi- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit      

Prof. dr. Aferdita Zuna - Fakulteti i Edukimit             

Prof. dr. Erneste Jedrashi-Qata - Fakulteti i Arkitekturës         

 

Për promovimin e kërkimeve shkencore të UP-së në arenën ndërkombëtare u shpërblyen me mirënjohje:

Prof. asoc. dr. Zamira Hyseni - Duraku

Prof. asoc. dr. Lindita Tahiri

Prof. asoc. dr. Qerim Qerimi

Prof. asoc. dr. Kreshnik Hoti

Prof. asoc. dr. Halil Ibrahimi