Rektori Sahiti takon ministrin Latifi

14 Shkurt 2022
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, është pritur sot në takim nga ministri i Shëndetësisë, prof. dr. Rifat Latifi.

Në takim ishin prezentë edhe prorektorja për mësimdhënie dhe çështje për studentë në UP, prof. asoc. dr. Mimoza Ibrani si dhe shefi i kabinetit të ministrit, z. Kujtim Salihu.

Në këtë takim, rektori Sahiti dhe ministri Latifi diskutuan për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve respektive, sfidat e organizimit dhe institucionalizimit të shkollimit specialistik dhe çështje tjera me interes për avancimin e arsimit të lartë, në përgjithësi, me fokus zhvillimet në fushën e mjekësisë.

 Palët u dakorduan që për çështjet e diskutuara të vazhdohet diskutimi në grupe punuese.

Rektori Sahiti e falënderoi ministrin Latifi për interesimin dhe kontributin e tij për avancimin dhe zhvillimin e Universitetit të Prishtinës.