Erasmus + në University of Humboldt, Berlin

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ , Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror në University of Humboldt, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master dhe PhD për semestrin veror të vitit akademik 2020/21:
-  6 bursa për studentët që aplikojnë për mobilitet në Departamentin e sllavistikës (për tri programet e studimit: BA në BKMS ose rusisht; MA në Gjuhësinë sllave ose MA në Letërsinë dhe Kulturën Evropiane) – për këto mobilitete nuk kërkohen njohuri të gjuhës gjermane (nëse zgjedhet BKMS si lëndë e studimit). Kohëzgjatja e planifikuar e mobilitetit është 5 muaj.
-  5 bursa BA ose MA për studentët që aplikojnë në departamente të tjera (Studime te Gjermanistikës, shkenca kompjuterike, histori, etj.  – posaçërisht në programe ku ka edhe kurse në gjuhën angleze)  - për këto mobilitete kërkohet njohja e gjuhës gjermane së paku në nivelin B1 përveç nëse nuk është e specifikuar ndryshe nga departamentet përkatëse. Kohëzgjatja e planifikuar e mobilitetit është 5 muaj.
-  6 bursa për studentët e nivelit PhD ose MA, që janë në semestrin e fundit të studimeve, për hulumtim dhe përgatitje të temës. Para aplikimit studentët duhet të kontaktojnë një mentor potencial në njërin prej departamenteve. Njohuritë e gjuhës gjermane nuk janë të domosdoshme. Kohëzgjatja e planifikuar e mobilitetit është 3 muaj me mundësi të zgjatjes.
Rekomandohen fuqishëm studentët e Gjuhës shqipe BA dhe MA, si dhe studentët e Gjuhësisë PhD, meqë iniciator i marrëveshjes është Departamenti i Gjuhës Shqipe në Prishtinë dhe Instituti i Sllavistikës në Berlin. Nëse nuk plotësohen vendet apo nëse suksesi i studentëve aplikantë nuk i plotëson kriteret e kërkuara nga universiteti pritës, bursat mund t’u ndahen edhe studentëve të departamenteve të gjuhëve të huaja brenda Filologjikut, të cilët duhet ta kenë nivelin e gjermanishtes së paku B1.
Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (B1) / gjermane (për studentët e fushave tjera, të cilëve u kërkohet gjermanishtja, niveli (B1))

Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 24 nëntor 2020, ora 14:00!

Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëngjitura në një e-mail.

Për më shumë informata rreth bursave dhe konkurrimit mund ta kontaktoni nëpërmjet e-mailit:  Lumnije Bajramin ose Labinot Hajdarin ose t’i vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.