Dita e Orientimit për Studentët e Rinj

Universiteti i Prishtinës po organizon Ditën e Orientimit për Studentët e Rinj.

Në këtë ditë orientuese është planifikuar që të marrin pjesë fakultetet dhe të gjitha zyrat që kanë kontakt me studentët, në mënyrë që studentët të informohen nga afër lidhur me studimet në Universitetin e Prishtinës. Përveç kësaj, do të ketë muzikë dhe lojëra!

DATA: 1 TETOR 2018
ORA: 10:00
VENDI: KAMPUSI PARA BIBLIOTEKËS KOMBËTARE