Hapet Thirrja për Mobilitet të Stafit Akademik në Programin Erasmus+ në “University of Natural Resourcesand Life Sciences”, Vienna (BOKU) në Austri
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në University of Natural Resources and LifeSciences”, Vienna (BOKU) në Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.
Fusha e mobilitetit është: Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Drejtimi Hidroteknikë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
1. CV (në gjuhën angleze);
2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 25 gusht 2024.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
• Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
• Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi.
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.