Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për pjesëmarrje në konferencën e organizuar nga Universiteti “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali e cila do të mbahet nga data 23 deri me 27 shtator 2024, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të stafit akademik nga Fakulteti i Mjekësisë/ Dega Farmaci
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që dëshmon që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 2 gusht 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).