Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në " Poznań University of Life Sciences”, Poloni në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2024/2025
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie
• Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor &Master;
Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me note mesatare mbi 8.0
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
Fushat e mobilitetit janë:
• Environmental engineering and protection.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/ Master:
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
• Certifikata e notave/Transkripta;
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
• CV (në gjuhën angleze);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
1. CV (në gjuhën angleze);
2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 korrik2024.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!