Praktikë në Programin Erasmus+ në Universitetin e Humboldt-it në Berlin 

31 Maj 2024
SHARE

Hapet thirrja për Praktikë në Programin Erasmus+ në Universitetin e Humboldt-it në Berlin 

Universiteti i Humboldt-it në Berlin, Instituti për Sllavistikë dhe Hungalorogji ofron një praktikë tremujore në kuadër të programit Erasmus+ për periudhën shtator-nëntor (dhjetor) 2024. Kjo praktikë ofrohet në kuadër të projektit Frag Milena!

Niveli i mobilitetit për studentë:

Master dhe PhD

Të drejtë aplikimi kanë studentët master të Departamenti të Gjuhës dhe Letersisë Gjermane dhe studentët PhD të Fakultetit të Filologjisë, të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane së paku në nivelin B2, si dhe njohuri të gjuhëve sllave e të gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën gjermane)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane)
- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti i Filologjisë që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës gjermane (minimum niveli B2 i gjuhës gjermane). 

Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror është: 10 qershor 2024.

Për më shumë informata ju lutem shikoni dokumentin e bashkengjitur të thirrjes nga HU në gjuhën gjermane. 

Dokumentet me titull "University of Humboldt Application – Praktikum Frag Milena!" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

April24_Ausschreibung von Erasmus -Praktikum_HU_Berlin