Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2024/2025, në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik dhe Ekonomik të nivelit BA, MA&PhD;
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik nga Departamentet Antropologji dhe Sociologji si dhe studentët nga Fakulteti Ekonomik të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA) ndërsa për studentët Ph.D një projekt propozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni gjatë mobilitetit tuaj.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqën e univesitetit të lartpermendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 28 maj 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]