ERASMUS+ në Universitetin e Minhos (PEERS Consortium-Portugal)

21 Maj 2024
SHARE

ERASMUS+ në Universitetin e Minhos (PEERS Consortium-Portugal)

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin dimëror 2024/2025, në Universitetin e Minhos në Portugali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve të tri niveleve të studimit, nga të gjitha fushat.

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës dhe që kanë të përfunduar të paktën vitin e parë BA, semestrin e parë në MA si dhe studentët PhD që kanë të përfunduar vitin e parë. Studentët duhet të kenë notën mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:

- Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
- Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2);
- Studentët e Doktoratës duhet të kenë një konfirmim nga një Profesor në Universitetin pritës i cili do të i monitoroj gjatë hulumtimit shkencorë;

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për programet e studimit në Universitetin e Minhos, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë: PEERS (uminho.pt)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  26 maj 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).