ERASMUS+ NË BOLU ABANT IZZET BAYSAL UNIVERSITY

10 Maj 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për studentë, për semestrin dimëror 2024/2025, në Bolu Abant Izzet Baysal University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve nga fushat si më poshtë:

  • Ghuhë dhe letërsi turke;
  • Ekonomi
  • Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata për programet që ofrohen në Universitetin në fjalë, vizitoni ueb faqen: http://erasmus.ibu.edu.tr/en/student-information-system/studies-in-english

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  19 maj 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).