Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Triestes, Itali
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin dimëror 2024/2025 për mobilitet në Universitetin e Triestes, Itali, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)
Fushat e mobilitetit:
- Shkenca Politike
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Shkenca Politike me notë mesatare mbi 8.00)
Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë në Shkenca Politike me notë mesatare mbi 8.00)
Bursat përfshijnë:
- 850 EUR në muaj;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:
- CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës italiane është një përparësi) ;
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (categorywith fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur:Home | University of Trieste (units.it)
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 14 maj 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).