ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E “G. D’ ANNUNZIO” CHIETI-PESCARA

26 Prill 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim shkëmbim të shkurtër (BIP-  program ) në Universitetin e në  “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: 

- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit i Mjekësisë/Departamenti i Farmacisë

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student  (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

SCHEDULE  OF THE  COURSE

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  03 maj 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).