Erasmus+ për stafin akademik në “University College of Teacher Education Lower Austria”

13 Janar 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ për stafin akademik në “University College of Teacher Education Lower Austria”, Austri për semestrin veror (viti akademik 2022/23)

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie në“University College of Teacher Education Lower Austria”, Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror (viti akademik 2022/23).

Për më shumë informata rreth University College of Teacher Education Lower Austria, shihni linkun në vijim: https://www.ph-noe.ac.at/de/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

− Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie nga fusha e Edukimit

Kohëzgjatja e bursave:

− Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik mekohë të plotë për mësimdhënie:

− CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

− Kopje e Pasaportës

− Kontrata/Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe)

− Plani i mobilitetit (në gjuhën angleze)*

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit (aktivitete që përfshijnëmësimdhënien, hulumtimin, inicimin e projekteve, etj).

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 27 janar2023

Dokumentet me titull “University College of Teacher Education Lower Austria” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave për mobilitet mund të na kontaktoni në e-mail.

i