Erasmus+ në "Vytautas Magnus University”, Lituani

13 Janar 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Vytautas Magnus University”, Lituani

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2023 në “VytautasMagnus University”, Lituani, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ;

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në "VytautasMagnus University”, Lituani, ju lutem vizitojeni ueb faqenzyrtare, si më poshtë: http://int.asu.lt/socrates/unilist-partn.html

 

Fushat e mobilitetit janë:

• Social behavioural science;

• Business and administation;

• Law.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik & administrativ:

• CV (në gjuhën angleze);

• Publikimet për staf akademik;

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

• Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

 

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 19janar 2023.

Dokumentet me titull "Vytautas Magnus University" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.