Erasmus+ në Middle East Technical University (METU), Ankara,Turqi

19 Dhjetor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Middle East Technical University (METU), Ankara,Turqi

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursë për studentë për semestrin veror 2022/2023 për mobilitete në Middle East Technical University në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit master nga të gjitha fushat.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin ePrishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Tëdrejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët të paktën kanë të përfunduar semestrin e parë të studimeve përkatëse dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

- CV në gjuhën angleze;

- Transkripti i notave;

- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së;

- Nota mesatare mbi 8.00;
- Letër motivimi;
- Kopja e pasaportës;
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli gjuhës angleze B2).

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Middle East Technical University, Turqi, ju lutem vizitoni ueb faqetzyrtare, si më poshtë: 

https://oibs2.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/

Ju duhet të aplikoni në Middle East Technical University për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye se lëndët dhe ECTS - kreditët’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Afati për aplikim për semestrin dimëror: 25 dhjetor 2022

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’METU’’ në emalin: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.