Erasmus+ në "Adam Mickiewicz University” Poloni

01 Dhjetor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në  "Adam Mickiewicz University” Poloni

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror në Universitetin "Adam Mickiewicz University” Poznan të Polonisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor (2 bursa 4-mujore).

Prioritet u jepet studentëve të departamenteve të Fakultetit të Filologjisë që ofrojnë studime të gjuhësisë (Departamenti i Gjuhës shqipe, departamentet e gjuhëve të huaja, Ballkanistikë), për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta 
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze

Për  programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës angleze.

Afati për aplikim për semestrin veror është: 17 dhjetor 2022.

Dokumentet me titull "Adam Mickiewicz University Application"  duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected] dhe  [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.