Erasmus+ në "Université Côte d'Azur”, Francë

15 Nëntor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université Côte d'Azur, Francë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2023 në "Université Côte d'Azur, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime të BA, MA dhe Doktoratës (një semestër) për të gjitha fushat e studimit).

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)

- Doktoratë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të Doktoratës në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë.

Kohëzagjatja e mobilitetit: Një semester për studentët, 5 muaj

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve, jo më i vjetër se 30 ditë),
  • Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë),
  • Diplomat paraprake të studimeve ( diplomën e studimeve BA dhe MA),
  • CV (në gjuhën angleze),
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
  • Certifikata e gjuhës angleze ose frënge (minimumi niveli B2),
  • Kopjen e pasaportës.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Université Côte d'Azur, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://univ-cotedazur.eu/organisation-of-the-training-programmes/training-organisations/training-organisations

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 21 nëntor 2022

Dokumentet me titull "Université Côte d'Azurduhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.