Erasmus+ në Universitetin e Oslos, Norvegji

29 Shtator 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin veror 2022/2023 në Universitetin e Oslos, Norvegji, në kuadër të programit Erasmus + InternationalCredit Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve të nivelit MA

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë notë mesatare mbi 8.00).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta (jo më të vjetër se 30 ditë);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë);
- Certifikata e gjuhës angleze ose norvegjeze (niveli i gjuhës minimumi B2);
- Pasaporta e skanuar.

 

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Afati për aplikim është: 10 tetor 2022, në orën 16:00.

Dokumentet me titull ‘’University of Oslo’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej,nr. 111, Prishtinë.