Erasmus+ në Universitetin e Oradeas të Rumanisë. 

01 Qershor 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus+, hap thirrje për bursë për semestrin dimëror 2022/2023 në Universitetin Oradeas të Rumanisë. 

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Prishtinës nga fushat e cekura më poshtë: 

-        Political Science

-        International Relations 

-        Social Science

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00). 

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00). 

 PhD ( Studentët së pari duhet të kenë një konfirmim nga Universiteti i Oradeas, në të cilin konfirmohet që do ta udhëheqë hulumtimin e studentit në fjalë).

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin bachelor, master dhe PhD:

-        Certifikata e notave/transkripta (preferohet në gjuhën angleze);

-        CV (në gjuhën angleze);

-        Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

-        Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-        Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

-        Certifikata e gjuhës angleze (niveli B2).

Afati  për aplikim  është: 9 qershor 2022.

Dokumentet me titull "University of Oradea" duhet të dërgohen të skanuara në adresën [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. 

Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP-ja vizitoni uebfaqen:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66