Erasmus+ në “University of Granada”, Spanjë

26 Prill 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në“University of Granada”, Spanjë

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në “University of Granada” Spanjë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e stafit për mësimëdhënie dhe trajnim.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;

• Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).

Njoftim: Spanja nuk njeh pasaportat e Kosovës dhe si rrjedhojë nuk mund të udhëtohet me dokumente të Kosovës

Afati për aplikim është deri më 29 prill 2022.

Dokumentet me titull "“University of Granada” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.