Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

22 Shkurt 2022
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për mobilitet për semestrin veror 2021/2022, në Universitetin e Çukurovës, Turqi, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbim stafi për mësimdhënie;
  • Shkëmbim stafi për trajnim.

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  1. CV;
  2. Dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  3. Kopja e pasaportës (faqja e parë me të dhëna personale);
  1. Kërkohet njohja e gjuhës angleze, minimumi niveli B2.

Afati i fundit për aplikim: 02 mars 2022!

 

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “Çukurova University” në adresën elektronike: a[email protected] 

 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

 

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.