Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Republikën Çeke.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Jan Evangelista Purkyně University", Çeki, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit për trajnim.
Për shkak të kërkesës nga partneri, përparësi aplikimi kanë stafi nga Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane;
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
CV (në gjuhën angleze);
Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (niveli minimal i gjuhës B2).
Afati për aplikim është deri më: 10 mars 2022
Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University "duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] dhe [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura si pdf në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.