Erasmus + në Universitetin Cjul Napoca, Rumani

13 Janar 2022
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus + në Universitetin Cjul Napoca, Rumani

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin Cjul Napoca të Rumanisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-   Shkëmbim stafi për mësimdhënie nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

-   Shkëmbim stafi për trajnim.

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

 

Thirrja është e hapur deri më 19 janar 2022 dhe mund të aplikoni direkt në Universitetin e Cjul Napoca në ueb faqen:  https://erasmus.usamvcluj.ro/icm-documents.html

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në adresën elektronike: [email protected]  ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.