Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2021/2022 për mobilitete në Universitetin e Cankiri Karatekin University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus +.
Fushat e mobilitetit janë:
- Chemistry MSc Programme;
- Biology MSc Programme;
- Mathemathics MSc Programme;
- Art and Design MA Programme;
- Political Science and International Relations MA Programme;
- Business MA Programme.
Bursat për studentë përfshijnë vlerën:
- 800€ në muaj;
- Shpenzimet e udhëtimit deri në 275€.
Aplikimi për semestrin veror 2022 bëhet online në linkun: http://onkayit.karatekin.edu.tr/erasmus_student
- Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00.
- Kërkohet certifikata e njohjes së gjuhës angleze, minimumi niveli B1.
- Dokumentacioni përcjellës si: Certifikata e notave për studentë, vërtetimi që jeni student i UP-së, CV-ja, një letër motivuese, kopja e pasaportës etj.
Për më shumë informacione për universitetin Cankiri vizitoni ueb faqen e universitetit në fjalë: https://international.karatekin.edu.tr/en
Për kurset, të cilat ofrohen në Cankiri Karatekin University shihni në: https://bbs.karatekin.edu.tr/AkademikBirimler.aspx?birim=15
Afati për aplikim është 20 dhjetor 2021.
Nëse keni ndonjë pyetje luteni të kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].