Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin pranveror 2020/2021 për mobilitete në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)
Fushat e mobilitetit:
- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)
Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)
Informacione për lëndët e ofruara:
https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=209926&MP=93-44799
Bursat përfshijnë:
- 850 EUR në muaj;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës gjermane është një përparësi).
Afati për aplikim: 20 nëntor 2021
Dokumentet me titull “University of Salzburg” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF.