Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Philipps-Universität Marburg, Gjermani
Universiteti i Prishtinës, hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror 2022, për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master
Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:
https://www.uni-marburg.de/en/university/institutions/departments
https://marvin.uni-marburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës , në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)
Master- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg).
Kohëzagjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/Transkripta;
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze) CV(në gjuhën angleze);
- Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);
- Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.
Për programet e studimit të ofruara në “Philipps-Universität Marburg” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences
Afati për aplikim është deri më: 20 nëntor 2021.
Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara tek: Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected] . Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument, në pdf.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.