Erasmus+ në Anadolu University, Turqi

05 Nëntor 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Anadolu University, Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin veror në Anadolu University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-          Shkëmbimin i stafit për trajnim;

Fushat e mobilitetit që mund të realizojnë stafi trajnim janë në: Economics, Business Administration, Turkish Language and Literature.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:

  • Qëllimi i vizitës;
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Çertifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angelze B2).

 

Afati për aplikim është: 20 nëntor 2021

 

Dokumentet me titull ‘’Aplikim Anadolu University’’ duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected].

 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.