Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror 2021/2022

14 Tetor 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror në Universitetin e Nikolaj Kopernikut në Torunj të Polonisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor (2 bursa 5mujore).

Bursat përfshijnë:

•    Kompensim mujor;
•    Kostot e udhëtimit

Prioritet u jepet studentëve të Gjuhës Shqipe, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës. Por, në rast të mosplotësimit të vendeve me studentë nga fushat përkatëse, do të merren parasysh edhe aplikacionet e studentëve nga programet tjera të Fakultetit të Filologjisë.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta 
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)

- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze

Për  programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës angleze.

Afati për aplikim për semestrin veror është: 25 tetor 2021

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Universitetin e Nicolaus Copernicus janë:  Study Offer 2021/2022 - Nicolaus Copernicus University in Toruń (umk.pl)

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze. Dokumentet me titull "University of Nicolaus Copernicus Application"  duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]  dhe  [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.