Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Bournemouth University
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët (semestrin veror 2022) dhe stafin (semestri dimëror 2021 dhe veror 2022) e Fakultetit Filozofik, UP , për mobilitete në Bournemouth University, Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programet:
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
· Shkëmbimin e studentëve për një semestër në studime Bachelor;
· Shkëmbimin e stafit akademik (4): mobiltet deri në dy javë;
· Shkëmbim i stafit (2): mobiltet deri në dy javë për stafin në pozita menaxheriale në aktivitete përkrahëse kërkimore dhe pedagogjike;
Shkëmbin stafi:
- CV
- Letër motivimi; qëllimet e mobilitetit
- Dokument i cili dëshmon se jeni staf i UP-së
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve Bachelor) në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave / Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit)
- Certifikata e gjuhës angleze: Certifikata e IELTS (rezultati 5.5 minimum për të tri komponentët: shkrim, dëgjim dhe lexim) ose TOEFL. Ne rast se studenti/ja nuk e posedon certifikatën e IELTS apo TOEFL do të organizohet testi i veçantë.
Afati për aplikim deri më: 8 tetor 2021.
Dokumentet me titullin "Bournemouth University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF.
Për më shumë informata për Bournemouth University vizitoni ueb faqen: Bournemouth University