ERASMUS+ NË TURQI, NË CANKIRI KARATEKNIK UNIVERSITY

23 Shtator 2021
SHARE

ERASMUS+ NË TURQI, NË CANKIRI KARATEKNIK UNIVERSITY

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2021/2022  për mobilitete në Universitetin e Cankiri Karateknik University, Turqi,  në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbim i studentëve;

Shkëmbimi i stafit  akademik dhe administrativ.

Bursat për studentë përfshijnë vlerën:

  • 800€  në muaj;
  • Shpenzimet e udhëtimit deri në 275€.

Fushat e mobilitetit për staf akademik dhe administrativ:

Vlera e kompozimit për staf:

  • 140 euro dita (5 ditë);
  • Shpenzimet e udhëtimit deri në 275€.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha niveleve (varësisht nga programi):

  • Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00.
  • Studentët e programit PhD, duhet ta sigurojnë një kontakt me ndonjërin nga profesorët e fushës së studimit për ta mentoruar projektin hulumtuese gjatë kohës së qëndrimit në atje.
  • Kërkohet certifikata e njohjes së gjuhës angleze minimumi niveli B1 për studentë ndërsa për staf  B2.
  • Dokumentacioni përcjellës si: Certifikata e notave për studentë, vërtetimi që jeni studentë i UP-së, CV, një letër motivuese, kopja e pasaportës etj.

 

Për më shumë informacione për universitetin Cankiri vizitoni ueb faqen e Universitetit në fjalë: https://www.karatekin.edu.tr  (Turkish) https://international.karatekin.edu.tr/en  (English) https://international.karatekin.edu.tr/ar  (Arabic)

 

Për kurset të ciliat ofrohen në Cankiri Karateknik Univerity shihni në: https://bbs.karatekin.edu.tr/AkademikBirimler.aspx?birim=15

 

Për aplikim kilikoni në: CAKU ONLINE SYSTEM:

Linku për staf: http://onkayit.karatekin.edu.tr/erasmus_personal

Linku për studentë: http://onkayit.karatekin.edu.tr/erasmus_student

Kliko këtu për të parë fushat e mobilitetit.

Afati për aplikim është 20 tetor 2021.

Nëse keni ndonjë pyetje luteni të kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepin në adresën elektonike: [email protected].