Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia, për studentët e nivelit Bachelor dhe Master

16 Shtator 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia, për studentët e nivelit Bachelor dhe Master

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.  në Riga Technical University, Letoni, në kuadër të programit Erasmus +.

Fushat e mobilitetit përfshijnë:

Arkitekturë; Shkenca kompjuterike; Teknologji informative;  Inxhinieri ElektrikeInxhinieri Mekanike; Ekonomi etj. Për më shumë informata shiheni linkun më poshtë si dhe fushat e ofruara nga RTU në origjinal:  

https://incomingexchange.rtu.lv/institutions/partners

-        FACULTY OF ARCHITECTURE (master courses only);

-        FACULTY OF COMPUTER SCIENCE AND INFORMATION TECHNOLOGY;

-        FACULTY OF E-LEARNING TECHNOLOGIES AND HUMANITIES (for translation majors only);

-        FACULTY OF ENGINEERING ECONOMICS AND MANAGEMENT (for Economics/Business/Management majors only);

-        FACULTY OF ELECTRONICS AND TELECOMMUNICATIONS;

-        FACULTY OF POWER AND ELECTRICAL ENGINEERING;

-        FACULTY OF MECHANICAL ENGINEERING, TRANSPORT AND AERONAUTICS;

-        FACULTY OF MATERIALS SCIENCE AND APPLIED CHEMISTRY.

Kushtet për aplikim janë:

Të jeni të regjistruar në studime BA ose MA në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një vit (BA) respektivisht një semestër (MA) dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Kohëzgjatja e bursave:

-një semestër, rreth 5 muaj

Bursat përfshijnë: 

-Kompensimin mujor: 800 EUR në muaj 

-Kostot e udhëtimit deri në 275 euro 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti  Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Vërtetim studenti (jo më të vjetër se një muaj, i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta e studimeve BA, ose MA
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Certifikata e gjuhës angleze  (minimumi niveli B2)
  • Portofolio (kërkohet vetëm për studentët e Arkitekturës)

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Riga Technical University (RTU) ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: 

 http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/

Afati për aplikim për semestrin veror është: 27 shtator 2021.

Dokumentet me titull "Riga Technical University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

 
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm  në pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.