Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "University of Camerino”, Itali

10 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për vitin akademik në "University of Camerino”, Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian për vitin akademik 2021/22.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime Ma si dhe PhD (një semestër);
•    Shkëmbimin e stafit


Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në "University of Camerino” Itali, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:  
•    https://international.unicam.it/sites/d7.unicam.it.international/files/Biological%20Sciences_1.pdf ;
•    https://didattica.unicam.it/Guide/PaginaCorso.do?corso_id=10018 ;
•    https://isas.unicam.it/courses .
 

Fushat e mobilitetit janë:
Biological Sciences (Biodiversity and Ecostystems, Molecular Diagnostics and Biotechnology)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus +janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master & PhD:
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•    Certifikata e notave/Transkripta
•    Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze  B2)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
•    Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
•    CV (në gjuhën angleze);
•    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
•    Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2);

Afati për aplikim përsemestrin pranveror është deri më: 25 shtator 2021

Dokumentet me titull "University of Camerino”, duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.