Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+, në Universitetin e Lubjanës

08 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Lubjanës, Slloveni, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve nga Fakulteti i Edukimit.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

MA dhe PhD

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në  Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Edukimit, Universitetin e Prishtinës). Nga studentët  PhD kërkohet një letër mentorimi e cila duhet të jetë e nënshkruar nga një profesor në Universitetin pritës. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
  • Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin në Universitetin e Lubjanës. 

Ndërsa kriteret për aplikim për stafin akademik të Fakultetit të Edukimit janë:

  • Të jeni mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit (një dokument që dëshmon që jeni staf i rregullt i UP-së);
  • CV në gjuhën angleze (ku janë të përmbledhura edhe punimet shkencore);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze nivel C1.

Thirrja është e hapur deri me datë  20 shtator 2021 . Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në  një dokument të vetëm PDF me titull “University of Ljubljana” tek Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected].

Më shumë informata lidhur me programet në Universitetin e Lubjanës mund t’i gjeni në:  Faculty of Education: Faculty of Education (uni-lj.si)