Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet virtual  në Universitetin Philipps Marburg në Gjermani.

27 Korrik 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet virtual  në Universitetin Philipps Marburg në Gjermani.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Prishtinës, të nivelit Bachelor dhe Master nga të gjitha fushat e studimit, çfarë janë në dispozicion në Univeritetin e Marburgut.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • CV(në gjuhën angleze);
  • Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);
  • Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.

Për më shumë informata lidhur e mundësinë e mobilitetit virtual në Universitetin Philipps Marburg luteni ta vizitoni ueb faqen më poshtë:

https://www.uni-marburg.de/en/studying/studying-at-umr/exchange/marburgonline-virtualexchange-2021-move-2021

Afati për aplikim është deri më: 20 gusht 2021.

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara

në adresën elektronike: [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument, në pdf.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 

Flyer_MOVE_A4_d+e_07-2021