Erasmus + në Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca, Rumani

18 Qershor 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca, Rumani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri dimëror 2021/2022) në Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca, Rumani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programin:

- Agriculture
- Veterinary Medicine
- Food Science
- Animal Science
- Horticulture

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Baçellor dhe Master.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 - Baçellor (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve Baçellor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë, dhe kanë notën mesatare mbi 8.00)

 - Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë, dhe kanë notën mesatare mbi 8.00)

Kohëzagjatja e bursave:1 semestër

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikacioni
- Learning Agreement

- Certifikata e notave/Transkripta,
- CV (në gjuhën angleze),
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze),
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
- Vërtetim për statusin e  studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 50 ditë nga data e lëshimit),
- Certifikata e gjuhës angleze, minimumi niveli B2.
- Learning Agreement

 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin veror që përbëjnë rreth 30 ECTS për nivelin BA, dhe 20 ECTS për nivelin MA.

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Pasi të plotësohet dokument ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare: https://erasmus.usamvcluj.ro/icm.html


Afati për aplikim deri më: 23 qershor 2021, në orën 16:00

Dokumentet me titull "Universitetin e Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare të Cluj-Napoca " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.