Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Republikën Çeke.

10 Qershor 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Republikën Çeke.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Jan Evangelista Purkyně University",Çeki, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2021/2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e studentëve për studime MA (thesis research).

• Shkëmbimin e stafit.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fushat e mobilitetit janë:

• Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane;  

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor / Master:

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

• Certifikata e notave/Transkripta;

• Certifikata e njohjes së gjuhës gjermane (niveli minimal i gjuhës gjermane B2);

• CV (në gjuhën angleze);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

• Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës gjermane C1).

 

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 17 qershor 2021 deri në orën 16:00h.

Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University"duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.