Erasmus+ në "Eskisehir Osmangazi University”, Turqi

27 Maj 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Eskisehir Osmangazi University, Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2021 në "Eskisehir Osmangazi University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor , Master dhe PhD (një semestër);

 Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

  • , studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fusha e mobilitetit është:

  • International Relations;
  • Language and Philological Science.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master dhe PhD:

  • Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze(niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

 

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 8 qershor 2021

Dokumentet me titull " Eskisehir Osmangazi University, duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.