Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

05 Maj 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri dimëror 2021/2022) në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programin:
- Agrokulturë,

- Mjekësi Veterinare,

- Biologji

- Kimi


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Baçellor, Master dhe PhD.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 - Baçellor (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve Baçellor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë, dhe kanë notën mesatare mbi 8.00)

 - Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë, dhe kanë notën mesatare mbi 8.00)

PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë)

Kohëzagjatja e bursave:1 semestër

Bursat përfshijnë: 
- Kompensimin mujor (850) euro
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta,
- CV (në gjuhën angleze),
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze),
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
- Vërtetim për statusin e  studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 50 ditë nga data e lëshimit),
- Certifikata e gjuhës angleze (për nivelit MA dhe PhD) minimumi niveli B2,

- Certifikata e gjuhës gjermane (për nivelin Baçellor) minimumi niveli B2,

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare: https://www.uni-giessen.de/internationales/ce

Ju mund të gjeni të gjitha azhurnimet për rregullat dhe masat e marra në Giessen në lidhje me Covid-19 në faqen e internetit. Në rrjedhën e situatës aktuale në lidhje me pandeminë  COVID-19, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se aplikacionet pranohen me kusht që shkëmbimet të jenë të mundshme dhe të sigurta. Meqenëse siguria dhe shëndeti i studentëve është përparësia e të gjithëve, luteni që të informohen rregullisht për masat dhe rregullat e azhurnuara në JLU Giessen në këtë faqe në internetit.

Afati për aplikim deri më: 14 maj 2021, në orën 16:00

Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]


Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.