Apliko për pjesëmarrje në programin Mentoring our Future

16 Shtator 2021
SHARE

A jeni duke vijuar studimet në Universitetin e Prishtinës?

A jeni në mëdyshje se çfarë drejtimi duhet marrë karriera juaj?

MoF dhe KUSA në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes programit Mentoring our Future (MoF), po ofron këshillim dhe udhëzim individual për orientim më të mirë në karrierë për ju, në 16 kategori dhe mbi 300 fusha mentorimi, të ofruara nga profesionistë qe gjenden në Kosovë, diasporë dhe rajon.

Pas tetë muajve të mentorimit, ju do të keni edhe mundësinë të futeni në tregun e punës, duke shfrytëzuar rrjetin ndërkombëtar të programit tonë.

Klikoni në linkun e mëposhtëm, duke ngarkuar një CV dhe duke zgjedhur deri në tri fusha të mentorimit.
https://mofkosovo.com/become-a-mentee/

Afati për aplikim: 20 shtator 2021

Ky projekt financohet nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo dhe zbatohet nga MoF dhe KUSA në bashkëpunim me Universitin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.