UP-ja organizon webinar për “Mundësitë në universitet” – Prezantim i AlumniUP

19 Prill 2021
SHARE

Të dashur studentë dhe ju të diplomuar,  

Më 21 prill 2021 (e mërkurë) nga ora 10:00, në  Google MeetQendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" ju fton të bëheni pjesë e sesionit virtual “Mundësitë në universitet”.

Takoni virtualisht përfaqësuesit e Shoqatës së të Diplomuarve në Universitetin e Prishtinës ALUMNI UP dhe përfitoni nga këshillat që do të ofrojnë ata për të kuptuar qasjet drejt mundësive për rrjetëzim, mënyrën e regjistrimit në platformën www.alumni.uni-pr.edu dhe shembujt e suksesshëm të programit  të punës vullnetare në Alumni UP.  

Cikli i webinareve “Mundësitë në universitet” synon promovimin dhe ndërlidhjen e studentëve dhe të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" me zyrat, shoqatat, qendrat dhe organizatat në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". 

 Mos harroni të bashkoheni me ne në sesion virtual!

Klikoni në linkun ndërlidhës: meet.google.com/hmh-cqko-qma

Klikoni KËTU për agjendën e webinarit.