UP-ja shpall listën e studentëve përfitues të bursave universitare

12 Mars 2021
SHARE

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur dje, ka aprovuar raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët tanë, për vitin akademik 2020/21.

Në vegzën në vijim gjeni listat e ndara në fakultete: https://drive.google.com/drive/folders/1bRoEgihztYdXTRp8hDBaxhZcrY9CqYFV

Këshillë juridike: Studentët që nuk janë në mesin e përfituesve dhe të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare, kanë të drejtë ankese më 16 dhe 17 mars 2021. Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e Rektoratit të UP-së, në zyrën numër 19.

Universiteti i Prishtinës i përgëzon studentët përfitues të bursës, për suksesin e arritur.