Erasmus + në Sapienza University of Rome

04 Mars 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Sapienza University of Rome

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2021/2022 në Universitetin e Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-    Shkëmbimin e studentëve për studime(BA, MA dhe PhD)

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UP-së. Studentët e nivelit BA duhet të kenë të përfunduar vitin e parë të studimeve, studentët e nivelit MA duhet ta kenë të përfunduar të paktën një semestër. Shih listën e kurseve: https://www.uniroma1.it/en/pagina/list-phd-programmes.     
Ndërsa studentët PhD duhet ta kenë planin e hulumtimit si dhe një konfirmim nga një profesor në Universitetin pritës që do t’i mentoroi. Shih listën e kurseve: List of PhD Programmes | Sapienza Università di Roma (uniroma1.it)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën angleze);
- Certifikata e notave/Transkripta;
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

Çertifikata për njohjën e gjihës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2);

Learning Agreement  (Learning Agreement është një kontratë në mes universitetit të origjinës dhe studentit. Shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit). 

 

Luteni që dokumentacioni  e kompletuar ta dërgoni në një dokument të vetëm në PDF, tek Znj. Afërdita Rexhepi [email protected] me titull “University of  Sapienza”

Data e fundit për aplikim është 12 mars 2021, vetëm dokumentet e kompletuara do të shqyrtohen. 

Për më shumë informata ju lutem  vizitoni ueb faqen: International | Sapienza Università di Roma (uniroma1.it)