NJOFTIM PËR REGJISTRIMIT TË SEMESTRIT DIMËROR

25 Janar 2021
SHARE

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve (Ba, Ma dhe PHD) se afati për regjistrim të semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 do të jetë i hapur nga data 25.01.2021 deri më 05.02.2020 në orën 15:30. 

Studentët të cilët kanë obligime financiare të papaguara nga vitet paraprake obligohen që përveç semestrit dimëror të vitit akademik 2020/21, të paguajnë edhe borxhet e papaguara.

Në këtë fazë të regjistrimit të semestrit dimëror lejohet edhe paraqitja e temave të diplomës për studentët që proceduralisht janë në këtë fazë.

Studentët e nivelit të studimeve të doktoratës, të pranuar në vitin akademik 2020/21, gjithashtu janë të obliguar që t’i kryejnë procedurat e regjistrimit të semestrit dimëror 2020/21.

VËREJTJE: SEMS-i për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2020/21 do të jetë i hapur nga data 08.02.2021 deri më 19.02.2021 dhe do të vlejë vetëm për studentët të cilët e kanë regjistruar paraprakisht semestrin dimëror të vitit akademik 2020/21.