Mobiliteti në kuadër të Erasmus+ ICM

Erasmus+ ICM mbështet shkëmbimin ndërkombëtar të studentëve, stafit akademik dhe administrativ, të ideve dhe praktikave të mira ndërmjet universiteteve partnere.

Programi siguron fonde për periudha studimi jashtë vendit, realizimin e shkëmbimeve të studentëve, stafit akademik dhe administrativ ndërmjet vendeve të Programit Erasmus + (Evropë dhe Turqi) dhe vendeve partnere.

Lëvizshmëria realizohet në kuadrin e marrëveshjeve ndërinstitucionale ndërmjet institucioneve dërguese dhe pritëse. Studentët dhe stafi i UP-së mund të përfitojnë nga Erasmus+ICM vetëm tek ato universitete me të cilat UP-ja ka marrëveshje bashkëpunimi, të cilat implementohen nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar.