Mundësi aplikimi për Studime Master në fushën e Tribologjisë të financuara plotësisht nga programi Evropian “Erasmus Mundus Joint Master”
Programi TRIBOS si pjesë e “Erasmus Mundus Joint Master Program” mundëson studimin e një fushe inovative në katër universitete prestigjioze të Shteteve të Bashkimit Evropian dhe mbajtjen e praktikës profesionale në kuadër të programit.
Qëllimi i programit është që ti ofrojë studentëve njohuri bashkohore të kërkuara për gjeneratën e ardhshme të inxhiniereve për ti trajtuar problemet ndërdisiplinore të ndërlidhura me Tribologjinë.
Për më shumë informata mund ti referoheni linkut : http://www.master-tribos.eu/ ose mund ta kontaktoni studentën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike MSc. Edona Hyla që me sukses i ka përfunduar studimet Master në fushën e Tribologjisë në kuadër të këtij programi në ketë e-mail: [email protected] .