NJOFTIM PËR QYTETARË

Në mbështetje të nenit 18 të udhëzimit administrativ nr. 0612018, për standardet minimale të konsultimit publik në komuna, nenit 13 të udhëzimit administrativ nr. 0412018, për transparencë në komuna, Komuna e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpallin këtë njoftim:

Njoftohet i gjithë publiku se Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Katedra e Planifikimit dhe Urbanizmit, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është në procedurë të hartimit të planit rregullues të hollësishëm për “ZONËN TE FAKULTETI TEKNIK, NË LAGJEN BREGU I DIELLIT’. Në mënyrë që ky dokument të jetë i zbatueshëm, i qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent, do të organizohet një prezantim i këtij dokumenti.

Prezantimi do të bëhet nga hartuesit e planit, përkatësisht nga Universiteti i Prishtinës, me dt. 11.11.2019, në orën 18:00, në sallën e Modelariumit në Fakultetin e Arkitekturës, në Prishtinë.

Ju mirëpresim!