Nisin punën anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP-së
Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të emëruar nga Senati i UP-së, mbajtën sot mbledhjen e parë të këtij organi qeverisës.

Prof. Alberta Troni, prof. ass. dr. Bedri Bahtiri, prof. dr. Kemajl Kurteshi, prof. dr. Naser Kabashi dhe prof. asoc. Zenun Halili, si anëtarë të rinj, nënshkruajtën deklaratën e tyre për kryerjen e punës me përgjegjësi gjatë këtij mandati.

Fillimin e mandatit anëtarëve të rinj ia uruan kryetarja e Këshillit Drejtues mr. sc. Laura Kryeziu dhe rektori prof. dr. Marjan Dema.

I nisur në fillm të tetorit të këtij viti, mandati i këtyre anëtarëve do të zgjasë deri më 30/09/2022.

Përveç këtyre anëtarëve, Këshilli Drejtues i UP-së si organi më i lartë qeverisës i universitetit, përbëhet edhe nga katër anëtarë tjerë me të drejtë vote, të cilët përzgjidhen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.