Spanjishtja për herë të parë në Kosovë vjen në Fakultetin e Filologjisë
Dashamirët e gjuhës spanjolle për herë të parë do të kenë një vend për ta mësuar këtë gjuhë, falë iniciativës së Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që këtë gjuhë ta vendosë si lëndë zgjedhore në programin e këtij viti akademik.

Ligjëratën e parë të kësaj lënde do ta mbajë profesori nga Universiteti i Tiranës, Serxho Rama, e cila do të zhvillohet nesër, më 4.10.2019, në orën 12:00.

Përveç spanjishtes, në këtë shtëpi të gjuhëve tashmë do të zhvillohen ligjëratat edhe në gjuhën kroate, atë italiane dhe gjuhë të tjera.